Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur sot në takim një delegacion të Shoqatës Kulturore “Kosova dhe Shkupi” nga Bursa e Turqisë, në krye me kryetarin e kësaj shoqate, Bayram Kiliç.
Pjesë e këtij delegacioni ishin edhe përfaqësues nga Komuna Osmangazi e Turqisë. Në këtë takim zëvendëskryetari Aliu është njoftuar nga ta lidhur me bordin dhe këshillin e ri të kësaj shoqate të cilët kanë dalë si rezultatet i zgjedhjeve të brendshme.
Përfaqësuesit e shoqatës “Kosova dhe Shkupi” e kanë njoftuar zv. kryetarin Aliu edhe mbi punën që po bënë kjo shoqatë fushën e kulturës.
Sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate ajo është themeluar në vitet e 90-ta dhe përbëhet nga rreth 1400 anëtarë që kryesisht janë shtetas turq me prejardhje shqiptare.
Zv. kryetari Aliu ju dëshiroj atyre mirëseardhje dhe i njoftoj ata edhe rreth zhvillimit e gjithmbarshme në komunën e Vitisë.
Ai theksoi se kjo komunë është e gatshme të bashkëpunojë me ta në fushën e kulturës duke përmendur edhe disa nga aktivitet kulturore të cilat zhvillohen rregullisht në këtë komunë.