DYLON

Zëvendëskryetari i Vitisë priti në takim përfaqësuesit e KRU “Hidromorava”

Zëvendëskryetari i Vitisë priti në takim përfaqësuesit e KRU “Hidromorava”
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, së bashku me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujërave (KRU) “Hidromorava”, të kryesuar nga Elhame Ramadani, e cila ishte e shoqëruar nga dy inxhinierë, si dhe Kemur Mustafa, përgjegjës i degës së KRU “Hidromorava” në Viti.

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm dhe gjendjen e ujësjellësit në fshatrat Sadovinë e Jerlive, Sadovinë e Çerkezëve, Trestenik, Sllatinë e Epërme dhe Sllatinë e Poshtme.

EkoHigjiena

Në takim është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Vitisë dhe KRU “Hidromorava”, me qëllim të adresimit të problemeve dhe përmirësimit të furnizimit me ujë për banorët e këtyre lokaliteteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.