DYLON

Zëvendëskryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KRU “Hidromorava”

Zëvendëskryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KRU “Hidromorava”
Avatar photo Redaksia

Hasan Aliu, zëvendëskryetar i komunës së Vitisë, me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim përfaqësues të Kompanisë Regjionale të Ujerave “Hidromorava”, në krye me,  Ymer Salihu.

Gjatë këtij takimi është folur për bashkëpunimin e komunës së Vitisë, me këtë kompani në furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm për rrjetët ekzistuese, projektet të reja në sigurimin e ujit të pijshëm, rritjen e cilësisë së ujit si dhe përfshirjen e vendbanimeve të ndryshme të Vitisë nën menaxhimin e KRU “Hidromorava”.

EkoHigjiena

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Hidromoravës për Viti, Kemur Mustafa.

Në fund të takimit, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava” , Ymer Salihu shprehu falënderimin e tij të ngrohtë ndaj zëvendëskryetarit të Komunës së Vitisë, hasan Aliu për pritjen dhe bashkëpunimin e mirëfilltë.

Ai gjithashtu shtoi se ky takim është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi të ngushtë midis komunës së Vitisë dhe KRU “Hidromorava”, duke shprehur optimizmin se mund të çojë në zhvillimin e projekteve konkrete për përmirësimin e infrastrukturës së ujit dhe ofrimit të shërbimit për qytetarët.

Në të njëjtën kohë, Salihu shprehu pritjen që diskutimet e mëtejshme dhe hapat e tjerë të marra në këtë drejtim do të ndihmojnë në përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë në zonën e Vitisë.

Ky bashkëpunim do të kontribuoj në ofrimin e shërbimeve të ujit me cilësi më të lartë për qytetarët e kësaj komune.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.