DYLON

Zëvendëskryetari i komunës priti në takim kryeshefin e KRU “Hidromorava”

Zëvendëskryetari i komunës priti në takim kryeshefin e KRU “Hidromorava”
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryetari i komunës priti në takim kryeshefin e KRU “Hidromorava”, biseduan rreth projekteve në fushën e ujit të pijshëm

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”, Ymer Salihu.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u diskutua për projektet e ardhshme në fushën e furnizimit me ujë të pijshëm, me theks të veçantë për fshatrat Sadovinë e Çerkezëve, Sadovinë e Jerlive, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme dhe Beguncë.

Po ashtu, biseda u përqendrua edhe në mundësitë për zgjerimin dhe përforcimin e kapaciteteve të ujit nga fabrika e ujit në Letnicë, për të përmirësuar furnizimin në tërë zonën që mbulohet nga ky rrjet i ujësjellësit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.