DYLON

Zëvendëskryetari Aliu priti sot në takim humanistin Halil Kastrati

Zëvendëskryetari Aliu priti sot në takim humanistin Halil Kastrati
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në një takim hoxhë Halil Kastratin nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” ku ndër të tjera biseduan për gjendjen e qytetarëve dhe familjet nevojtare në Komunën e Vitisë.

Temë diskutimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive për arritjet e një memorandumi bashkëpunimi mes Komunës së Vitisë dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, për ndërtimin e shtëpivë për familjet në nevojë të kësaj komune.

EkoHigjiena

Aliu shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për ti dal në ndihmë familjeve që kanë nevojë për strehim.

Ndërkohë e njoftoi mysafirin për iniciativat që Institucionet komunale, në bashkëveprim edhe me mërgatën kanë ndërtuar shtëpi të shumta për familjet në nevojë.

Zëvendëskryetari Aliu, e përgëzoi për punën z.Kastrati dhe e falënderoi për iniciativat e ndërmarra ë për t’i ndihmuar nevojtarët në komunës së Vitisë, me që rast e nderoi me një mirënjohje.

Humanisti Halil Kastrati, bëri të ditur se deri më tani në komunën e Vitisë, shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka ndërtuar 10 shtëpi për familjet me gjendje të rëndë ekonomike, ndërkohë që shprehu gatishmërinë për shpërndarjen e 500 pakove me mish, për familjet e komunës së Vitisë, me gjendje të rëndë sociale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.