DYLON

Zëvendëskryetari Aliu priti në takim përfaqësuesit projektit “E ardhmja Kohesive”

Zëvendëskryetari Aliu priti në takim përfaqësuesit projektit “E ardhmja Kohesive”
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur në takim përfaqësuesit e Institutit Edutask, Diana Lekaj drejtoresh, Arben Qirezi ekspert-përgjegjës për vlerësimin e nevojave të komunitetit dhe Diellza Zejnullahu koordinatore e projektit.

Qëllimi i këtij takimi ishte ndërtimi i urave të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve që jetojnë në komunën e Vitisë.

EkoHigjiena

Ky takim është realizuar në kuadër të projektit tre vjeçar “E ardhmja Kohesive-Cohesive Futures”, i cili zbatohet nga konsorciumi me tri OJQ, Syri i Vizionit, Instituti Edutask dhe Ngo Aktiv.

Ndryshe, ky projekt financohet nga GCERF (Global Community Engagement and Resilience Found). Projekti “E ardhmja kohesive”, ka për qëllim zhvillimin e komuniteteve të forta ndaj shtytësve të ekstremizmit dhe radikalizmit, duke promovuar kohezion social dhe duke ofruar mundësi për edukim dhe punësim në shtatë komuna të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.