DYLON

Zëvendëskryetari Aliu priti në takim aktorin dhe regjisorin Adem Kica

Zëvendëskryetari Aliu priti në takim aktorin dhe regjisorin Adem Kica
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në një takim të veçantë aktorin, regjisorin dhe pedagogun e njohur të artit, Adem Kica, i cili jeton dhe vepron në Cyrih të Zvicrës.

Gjatë këtij takimi miqësor e frytdhënës, z. Aliu vlerësoi lart punën dhe kontributin shumëvjeçar të artistit Kica në promovimin e artit shqiptar jashtë vendit, veçanërisht në fushën e filmit dhe teatrit. Ai theksoi se figurat si Adem Kica janë ambasadorë të denjë të kulturës sonë kombëtare, të cilët me përkushtim profesional dhe artistik i japin zë identitetit shqiptar në diasporë.

EkoHigjiena

“Është kënaqësi dhe nder për komunën tonë të presim një personalitet të tillë të artit dhe kulturës, i cili me veprën e tij ka lartësuar emrin e shqiptarëve në Zvicër dhe më gjerë. Adem Kica është shembull frymëzimi për brezat e rinj”, u shpreh zëvendëskryetari Aliu.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në fushën e kulturës dhe artit, z. Aliu i dorëzoi zyrtarisht artistit Adem Kica një mirënjohje nga Komuna e Vitisë.

Nga ana e tij, z. Kica u shpreh i emocionuar dhe falënderues për këtë vlerësim, duke theksuar se ndjehet gjithmonë i lidhur me vendlindjen dhe se do të vazhdojë të angazhohet për promovimin e kulturës shqiptare kudo që vepron.

Adem Kica është një emër i njohur në qarqet artistike evropiane. Ai është pedagog në Akademinë për Film dhe Teatër në Cyrih, ku prej vitesh edukon dhe udhëheqë gjenerata të reja artistësh me përkushtim e profesionalizëm. Kontributi i tij për artin shqiptar dhe përfaqësimi i denjë në diasporë, janë dëshmi e një rruge të suksesshme krijuese. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.