DYLON

Zëvendëskryeministri Thaçi priti komandantin e KFOR-it

Avatar photo Redaksia

ëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, priti në një takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral-Majorin Guglielmo Luigi Miglietta, i cili ka marr postin në muajin gusht 2015.

Zëvendëskryeministri Thaçi i ka uruar mirëseardhje komandantit Miglietta dhe ka shprehur gatishmëri që të vazhdohet me fuqizimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me KFOR-in.

EkoHigjiena

Zëvendëskryeministri Thaçi e njoftoi komandantin e KFOR-it Miglietta për të arriturat në Kosovë, me theks të veçantë për të arriturat në muajin e fundit.

“Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me fqinjët dhe ka nisur procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon”, është shprehur zëvendëskryeministri Thaçi.

Dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për mundësitë që vala e refugjatëve të prekë Kosovën, për çështjen e pjesëmarrjes së qytetarëve kosovarë në luftërat e huaja dhe për protestat e paralajmëruara në Kosovë, për të cilat zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se vetëm dhuna është e papranueshme.

Komandanti i KFOR-it Miglietta është shprehur në favor të vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer që ka KFOR-i me institucionet e Kosovës dhe ka vlerësuar se gjendja në Kosovë mbetet e qetë dhe stabile.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.