DYLON

Zëvendëskryeministri Thaçi në vizitë zyrtare në Paris

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Paris, ku do të pritet nga homologu i tij francez, Laurent Fabius.

Në takimin me ministrin e Jashtëm të Francës, Fabius, zëvendësministri Thaçi do të diskutojë për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës, për mbështetjen franceze dhënë nënshkrimit sa më të shpejtë të MSA-së, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

EkoHigjiena

Zëvendëskryministri Thaçi do të takohet edhe me përfaqësuesin e qeverisë franceze për marrëdhëniet ekonomike Francë-Ballkan, Alain Richard, me të cilin do të diskutojë për nxitjen më të madhe të investimeve nga biznesmenët francezë në të gjithë sektorët ekonomikë në Kosovë. Ndërsa, në kuadër të përpjekjeve të intensifikuara për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, zëvendëskryeministri Thaçi do të takojë edhe shumicën e ambasadorëve të shteteve anëtare të UNESCO-s, duke përfshirë ata të Gjermanisë, Turqisë, Austrisë, Holandës, Katarit, El Salvadorit dhe Shqipërisë, prej të cilëve do të kërkojë përkrahje përmes lobimit për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.