DYLON

Zëvendëskryeministri Shala u nderua me mirënjohje

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh kryetar i Komiteti Drejtues për Komunitete, sot u nderua nga Komuniteti Egjiptian i Kosovës me mirënjohje për kontributin e dhënë në integrimin dhe zhvillimin e komunitetit Egjiptian në Kosovë në nivel shtetëror.

Këtë mirënjohje zëvendëskryeministrit Shala ia dorëzoi Veton Berisha, deputet nga radhët e këtij komuniteti. Deputeti Berisha e falënderoi zëvendëskryeministrin Shala për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep këtij komuniteti në procesin e integrimit të këtij komuniteti në shoqërinë kosovare. Ai po ashtu çmoi lart përkushtimin dhe mbështetjen e zëvendëskryeministrit për këtë komunitet, duke theksuar njëherësh pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Shala në Javën Egjiptiane.

EkoHigjiena

Zëvendëskryeministri Shala i falënderoi përfaqësuesit e Komunitetit Egjiptian për mirënjohjen, dhe theksoi se institucionet e Kosovës, janë të përkushtuara për të ndihmuar komunitetet në përgjithësi në integrimin sa më të gjithanshëm në institucionet e Kosovës. Ai po ashtu shprehu interesimin për intensifikimin e bashkëpunimit, sidomos në kultivimin e dialogut dhe diversitetit kulturor, si vlera të shoqërisë kosovare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.