DYLON

Zëvendëskryeministri Pacolli takon ambasadorin Delawie

Zëvendëskryeministri Pacolli takon ambasadorin Delawie
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delawie.Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve z.Greg Delawie

Duke e falënderuar ambasadorin për vizitën, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës z. Behgjet Pacolli bashkë me ambasadorin Delawie kanë diskutuar për pozicionin aktual dhe prioritetet e politikës së Jashtme të Republikës së Kosovës. Z. Pacolli gjithashtu kërkoi bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri i parë, njëherit ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës z.Behgjet Pacolli ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën e pakursyer të SHBA-ve gjatë gjithë proceseve të shtet ndërtimit të Kosovës.

EkoHigjiena

Sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit, Pacolli ka kërkuar mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, Pacolli ka theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve. “Mbështetja e SHBA-ve në proceset e shtet ndërtimit, është e rëndësisë së madhe që Kosova të shënojë sukses”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.