Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e mbështet vogëlushen Medina Surdulli në garat evropiane të notit për fëmijët me sindromin Down, që do të mbahen në Bobigny të Francës.
Ministri Dardan Gashi i ka bërë thirrje diasporës kosovare në Francë që ta mbështetë vogëlushen Surdulli, e cila aktivisht merr pjesë në garat botërore të notit nga viti 2012.
“Nga datat 28 tetor – 4 nëntor ftoj bashkatdhetarët që jetojnë në Francë ta mbështesin Medinën, e cila po e bën krenare Republikën”,- ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.
Vogëlushja Medina Surdulli në fushën e notit ishte zgjedhur Sportistja e Vitit që nga viti 2012.