DYLON

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak.

Së pari, zëvendëskryeministri Bislimi e falenderoi zëvendësministrin për vizitën e tij në Kosovë. Gjatë takimit, u diskutua mbi progresin e Kosovës në fusha si ekonomia, sundimi i ligjit dhe luftimin e korrupsionit. Zëvendësministri Dvorak u interesua për mundësitë që Kosova ofron për investitorët potencial të Çekisë.

EkoHigjiena

Gjithashtu, u trajtuan temat si liberalizimi i vizave, aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe objektivi për aplikim për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE gjatë pjesës së dytë të vitit ku Republika Çeke do mbajë dhe Presidencën në Këshillin e BE.

Zëvendësministri Dvorak afirmoi mbështetjen e tij ndaj agjendës evropiane të Kosovës. Zëvendëskryeministri Bislimi potencoi angazhimin maksimal të Kosovës dhe përkushtimin në përmbushjen e objektivave në rrugën drejt BE.

Përsa i përket agresionit rus në Ukrainë, zëvendësministri vlerësoi pozicionimin e qartë të Kosovës krah Ukrainës dhe BE, duke miratuar edhe së fundmi pako të re të sanksioneve ndaj Federatës Ruse. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.