DYLON

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim të ngarkuarin e ri me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim të ngarkuarin e ri me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, zhvilloi një takim me të ngarkuarin e ri me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq.

Zëvendëskryeministri Bislimi e uroi ambasadorin për pozitën e re, duke i ofruar bashkëpunim të ngushtë të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Malit të Zi.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi u diskutuan disa projekte konkrete në infrastrukturë që lidhin të dy shtetet për të cilat zëvendëskryeministri Bislimi u dakordua me Ambasadorin Biboviq që të fillojnë bisedimet me ministritë përkatëse.

Njëkohësisht zëvendëskryeministri Bislimi theksoi qe përveç këtyre dy projekteve rrugore ka edhe mundësi tjera bashkëpunimi për projekte në rrafsh kulturor dhe turistik.

Ambasadori Biboviq theksoi se Republika e Malit të Zi do të përkrahë Republikën e Kosovës përgjatë rrugës drejt integrimit evropian dhe euroatlantik. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.