DYLON

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim përfaqësues të rrjetit të Ambasadorëve të rinj Evropian nga Kosova

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim përfaqësues të rrjetit të Ambasadorëve të rinj Evropian nga Kosova
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës së sotme disa përfaqësues të rrjetit të Ambasadorëve të rinj Evropian nga Kosova (YEA).

Me ardhjen e liberalizimit të vizave, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të udhëtojnë të lirë, për vizita afatshkurtra. Veçanërisht për të rinjtë, të cilët do të mund të vizitojnë kryeqendrat evropiane, pa barrierat e së kaluarës.

EkoHigjiena

Të rinjtë janë motori lëvizës e forca shtytëse e një shoqërie, veçanërisht në vendin tonë, prej rinisë dinamike e moshës mesatare relativisht të re.

Zëvendëskryeministri Bislimi i informoi ata mbi fushatën e Qeverisë për liberalizimin e vizave, e kontributin që ata mund të japin në informimin e komuniteteve të tyre, sipas edhe rolit që ata mbajnë si ambasadorë të rinj.

Gjithashtu, ai theksoi vëmendjen e veçantë të qeverisë ndaj të rinjve e politikat e ndjekura në këtë drejtim. Ai i falënderoi për takimin e bisedën e frytshme të zhvilluar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.