DYLON

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Ballkan, Ilhan Saygili

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Ballkan, Ilhan Saygili
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë,  Ambasadorin Ilhan Saygili, i shoqëruar nga ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Palët diskutuan mbi thellimin e raporteve  mes dy vendeve tona dhe mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Potencial të madh shfaqin rritja e shkëmbimeve tregtare, shtimi i investimeve nga bizneset e Turqisë, por edhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta.

EkoHigjiena

U shpreh mirënjohja e thellë dhe falë​nderimi për ndihmën dhe solidaritetin e ardhur nga Republika e Kosovës dhe dërgimit të ekipeve të shpëtimit në rastin e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë, për të cilën u tha se është vlerësuar lartësisht.

Duke i uruar qëndrim të frytshëm dhe produktiv në Kosovë, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi z. Saygili për takimin, bisedën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Republikës së Turqisë me Republikën e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.