DYLON

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, z. Bilek

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, z. Bilek
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, z. Pavel Bilek. Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendës ambasadori i Republikës së Çekisë, z. Juraj Melioris.

Ambasadori Bilek tha se agjenda e qeverisë aktuale është e admirueshme sepse është shumë e përafërt me agjendën evropiane. Ai uroi që të vazhdojë implementimi sa më i mirë i saj gjatë mandatit të qeverisë, në mënyrë që Kosova të jetë sa më afër integrimit në BE.

EkoHigjiena

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se puna në drejtimin e agjendës evropiane ka filluar në premisa të duhura dhe po shkon mirë, duke marrë parasysh riaktivizimin e strukturave të ndryshme për mbikëqyrjen e implementimit të marrëveshjeve që i ka ndërmarrë Republika e Kosovës, si dhe motivin që ministritë e linjës kanë për të përmbushur obligimet e tyre.

Ndër tjerash, në takim u diskutua edhe për statusin e implementimit të MSA-së si dhe dialogun Kosovë – Serbi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.