DYLON

Zëvendëskryeministri Bislimi prezantoi qasjen për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznese

Zëvendëskryeministri Bislimi prezantoi qasjen për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznese
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Dialog, Zhvillim dhe Integrim Evropian, Besnik Bislimi, hapi sot takimin e parë dialogues me përfaqësuesit e shoqërisë civile, komunitetin e biznesit, dhe partnerët zhvillimorë, për qasjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznese.

Zvogëlimi i procedurave dhe kërkesave të shumta për qytetarë dhe biznese që dalin nga legjislacioni ndikon në rritjen e konkurrencës së bizneseve dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike administrative.

EkoHigjiena

Në fjalën e hapjes, Zëvendëskryeministri Bislimi tha se duke marrë parasysh ngarkesën e madhe administrative ndaj qytetarëve dhe bizneseve, i ndërtuar ndër vite përmes një qasjeje të fragmentuar në politikbërje, thjeshtimi dhe lehtësimi administrativ do të kursej kohën dhe koston e të gjithëve, duke krijuar një mjedis më të mirë për të bërë biznes.

Takimi u organizua nga Zyra e Kryeministrit, mbështetur nga GIZ Kosovë.​ /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.