DYLON

Zëvendëskryeministri Bislimi ndau me Misionin e FMN-së detaje nga masat e ndryshme të Qeverisë për të lehtësuar krizën energjetike për qytetarët

Zëvendëskryeministri Bislimi ndau me Misionin e FMN-së detaje nga masat e ndryshme të Qeverisë për të lehtësuar krizën energjetike për qytetarët
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësuesit e Misionit të FMN-së, të udhëhequr nga z. Gabriel Di Bella.

Ky takim u realizua përgjatë takimeve të misionit me autoritetet në Kosovë. Gjatë takimit u diskutuan gjetjet e misionit në lidhje me Kosovën, të cilat pritet të publikohen së shpejti. Theksi kyç ishte në krizën e energjisë dhe mënyrat se si sfidat që ajo i sjellë do të mund të tejkalohen por edhe kthehen në mundësi për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Më tej, u diskutua për maturinë e treguar fiskale nga Qeveria, e cila e veçon Kosovën nga pjesa tjetër e rajonit. Ky është lajm shumë i mirë sepse hapësira fiskale e krijuar si rezultat i politikave të kujdesshme fiskale, e lë Qeverinë të bëjë përzgjedhje në mes të mundësive të ndryshme të investimit.

Zëvendëskryeministri Bislimi ndau me Misionin e FMN-së detaje nga masat e ndryshme që po i ndërmerr Qeveria për të lehtësuar krizën energjetike për qytetarët, një pjesë e të cilave tanimë do të financohet nga pakoja buxhetore e BE-së për Kosovën, në vlerë prej 75 milionë eurosh. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.