DYLON

Zëvendëskryeministri Bislimi e vlerëson lartë mbështetjen e Luksemburgut

Zëvendëskryeministri Bislimi e vlerëson lartë mbështetjen e Luksemburgut
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim u bisedua mbi rritjen e intensitetit të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve tona, si vazhdimësi pas nënshkrimit në muajin korrik të Marrëveshjes Dypalëshe për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit.

EkoHigjiena

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se e vlerëson lartësisht mbështetjen e Luksemburgut në fusha si arsimi, shëndetësia, inovacioni dhe teknologjisë informative. U përmendën arritjet e Kosovës si rritja ekonomike dyshifrore, avancimi me 17 pozicione në Transparency International si disa prej treguesve që demokracia cilësore shkon bashkë me zhvillimin ekonomik.

Z. Dietz u shpreh i kënaqur që ndodhet në Kosovë, në një vend me miqësi jetëgjatë me Luksemburgun. Ai tha se është i impresionuar me potencialin e Kosovës, aftësitë, moshën mesatare të re të popullsisë, mundësitë e shumta të investimit dhe bashkëpunimit nën një vizion të përbashkët. Z. Dietz riafirmoi mbështetjen e Luksemburgut për perspektivën evropiane të Kosovës.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi z. Dietz për vizitën, mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e frytshëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.