Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u prit në takim nga komandanti i Forcave Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.
Në takim u diskutua bashkëpunimi dhe koordinimi paralel mes KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë Policinë e Republikës së Kosovës. Puna e përbashkët e jona karakterizohet nga efikasiteti në komunikim, bashkëpunim e bashkërendim të veprimeve për ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Komandanti i KFOR-it, z. Kajári, e informoi Zëvendëskryeministrin Bislimi mbi aktualitetet dhe e siguroi atë se KFOR-i është nën kontroll të plotë të pikave të cilat monitorohen prej saj.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi dhe shprehu mirënjohje ndaj Gjeneralit për punën që KFOR-i po e zhvillon duke vlerësuar rëndësinë e KFOR-it në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës. /2LONLINE/