DYLON

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim Menaxherin Rajonal të IFC-së, Ary Naim

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim Menaxherin Rajonal të IFC-së, Ary Naim
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Menaxherin Rajonal të International Finance Corporation (IFC), pjesë e grupit të Bankës Botërore, z.Ary Naim. Në takim ishte i pranishëm edhe menaxheri i IFC në Kosovë, z.Visar Perani.

Gjatë takimit, menaxheri rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, z. Naim u shpreh se “IFC së bashku me Qeverinë e Kosovës kanë pasur një angazhim afatgjatë, si në shërbime këshillimore ashtu edhe me investime, për të forcuar zhvillimin e sektorit privat dhe për të siguruar një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.

EkoHigjiena

Ai tha se rikuperimi pas COVID dhe tranzicioni i gjelbër ofrojnë mundësi për Kosovën për të krijuar vende të reja pune të mirëpaguara dhe shprehu përkushtimin për ta përforcuar partneritetin me Qeverinë e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se nxitja e investimeve në kapacitete të reja prodhuese e eksportuese, që krijojnë vende pune të qëndrueshme për qytetarët e Kosovës është një nga prioritetet kryesore të Qeverise. Prandaj, ai tha se e mirëpret punën që IFC po bën në Kosovë. Ky bashkëpunim në mes të IFC dhe Qeverisë së Kosovës mund të zgjerohet edhe më tutje, tha ai. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.