DYLON

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet e ngushta, solide dhe miqësore mes Kosovës dhe Turqisë si dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në mes dy shteteve në fusha e sektorë ku shteti i Turqisë mund të ofrojë përkrahje.

EkoHigjiena

Investimet dhe donacionet nga shteti turk kanë financuar projekte të rëndësishme në fushat si ajo e shëndetësisë, arsimit, agrikulturës, infrastrukturës e shumë të tjera. Fokusi i bisedës gjatë këtij takimi ishte në diskutimin e mundësive për bashkëpunim në fushën e energjisë dhe potencialit të investimeve strategjike në këtë sektor.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Sakar për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Turqisë i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj.​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.