DYLON

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i PK-së takoi ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i PK-së takoi ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Fehmi Hoti me bashkëpunëtor, takoi ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë z. Jonathan Hargreaves.

Ambasadori z. Hargreaves u prit në një takim të ngrohtë nga Zv.drejtori Hoti, me të cilin ndau informacione mbi situatën e sigurisë në Kosovë, përfshirë situatën në veri të vendit, si dhe për punën e angazhimin e Policisë së Kosovës, si një polici profesionale, demokratike dhe e zhvilluar në fusha të ndryshme policore.

EkoHigjiena

Ndër të tjera nga z.Hoti u potencua se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me partnerët e sajë strategjik, përfshirë edhe një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ambasadën Britanike në Kosovë, e cila në vazhdimësi ka përkrahur dhe mbështetur Policinë e Kosovës, si me trajnime të avancuara po ashtu edhe me pajisje logjistike e teknologjike.

Ambasadori z. Hargreaves falënderoi zëvendësdrejtorin dhe stafin policor për mikpritjen, si dhe njeherit e përgëzoi PK-në për zhvillimin dhe avancimin profesional, për punën dhe angazhimet policore në interes të sigurisë së qytetarëve pa dallime.

Takimi rezultoi me dakordimin e përbashkët, për rritjen e mëtejme të partneritetit, bashkëpunimit dhe përkrahjes në fusha të ndryshme policore, të cilat reflektojnë në interes të sigurisë së përgjithshme si dhe parandalimit dhe luftimit të të gjitha veprimtarive kriminale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.