DYLON

Zëvendës Shefi i Byrosë së Gardave Kombëtare Amerikane, Gjenerallejtënant Marc H. Sasseville viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës

Zëvendës Shefi i Byrosë së Gardave Kombëtare Amerikane, Gjenerallejtënant Marc H. Sasseville viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim zyrtar Zëvendës Shefin e Byrosë së Gardave Kombëtare Amerikane, Gjenerallejtënant Marc H. Sasseville.

Fillimisht, Gjeneral Jashari i ka uruar mirëseardhje Gjeneralit Sasseville duke e falënderuar për mbështetjen e pa rezervë që ka ofruar Byroja e Gardës Kombëtare dhe në veqanti ajo e Gardës Kombëtare të Ajoves.

EkoHigjiena

Gjeneral Jashari e ka njoftuar gjeneralin Sasseville me të arriturat e FSK-së, planin e zhvillimit dhe tranzicionit, meqë rast e ka njoftuar që fokusi i tij si komandant në kuadër të këtij plani janë zhvillimi i regjimenteve të këmbësorisë dhe operacioneve speciale, ku si model është marrë doktrina amerikane.

Temë tjetër diskutimi në mes të dy gjeneralëve ka qenë edhe ushtrimi “Defender Europe 2023”, ku pas SHBA, në këtë ushtrim, FSK është kontribuesi i dytë më i madh në Ballkanin Perëndimor, me mbi 1300 trupa.

Në fund të takimit, gjenerali amerikan ka potencuar që Byroja e Gardës Kombëtare dhe SHBA do të vazhdojnë të jetë aleati besnik i FSK-së,në zhvillimin e mëtutjeshëm profesional në rrugën drejt integrimit në NATO dhe struktura tjera euroatlantike.

Gjeneral Sasseville e ka përfunduar vizitën e tij në FSK, ku më këtë rast ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm, ku është brifuar mbi të arriturat e Forcës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.