Zëvendës komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral major Enver Cikaqi, me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ( FARSH ),gjeneral major Arben Kingji, , për pjesëmarrësit e programit të “Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes” në Akademinë e Mbrojtjes ka ligjëruar temën “ Institucionalizimi i bashkëpunimit në siguri” .
Fokusi kryesor i ligjëratës së gjeneral Cikaqit ishte roli i Natos dhe mekanizmave tjerë ndërkombëtarë ne implementimin e konceptit te bashkëpunimit në siguri në rastin e Kosovës.
Ndërsa Drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneral major Gëzim Hazrolli para kursantëve në Akademinë e Mbrojtjes mbajti ligjëratën “Mjedisi i Sigurisë” .
Gjatë kësaj vizite zëvendës komandanti i FSK-së ka takuar edhe oficerët , nënoficerët dhe kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që janë duke u shkolluar në Republikën e Shqipërisë.
Bashkëpunimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ka për qëllim avancimin profesional të personelit dhe ngritjen e ndërvepruesmërisë në mes të dy ushtrive. /2LONLINE/