Zero tolerancë ndaj drejtuese të motoçikletave, trotinetëve elektrikë, mopedëve… që bien ndesh me ligjin
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 11.09.2026 – 17.09.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, ndër tjerash ka shqiptuar edhe 32 gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave dhe ka shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 54 ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.
“Zero tolerancë ndaj të gjithë drejtuese të motoçikletave, trotinetëve elektrikë, mopedëve dhe mjeteve të tjera të ngjashme të cilët bien ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor”, thuhet në njoftmi ne policisë. /2LONLINE/
