Ka disa ushqime qe na i tresin rezervat e vogla yndyrore, na ndihmojnë ta tresim me shpejt ushqimin, na ngopin me shpejt dhe na bëjnë mire për organizmin. Ja cilët janë ato.
Limoni, aleati i mëlçisë
Acidi citrik qe ka limoni, ndihmon stomakun te kontrolloje lipidet dhe proteinat. Duket konsumuar ne mëngjes, 20 minuta para ushqimit.
Kanella, erëza
Kanella ul sasinë e sheqerit ne gjak dhe bën qe ky sheqer te mos shndërrohet ne dhjame. Ky produkt gjithashtu kufizon dëshirën për te ngrënë.
Molla, djegësja e dhjamit
Molla është e pasur me pektine, një fibër kjo qe largon një pjese te lipideve te grumbulluara ne stomak. Këto yndyrna nuk asimilohen nga organizmi, por eliminohen menjëherë.
Uthulla
Acidi acetik qe gjendet tek uthulla ngadalëson tretjen, ekuilibron sasinë e sheqerit ne gjak dhe parandalon grumbullimin e dhjamit.
Kafeja për djegien e lipideve
Edhe kafeja djeg yndyrat. Mire është te konsumohet deri ne orën 17:00 dhe jo me shume se 3 filxhanë ne dite.
Produktet e qumështit
Proteinat qe përmbajnë këto produkte na ngopin me shpejt.
Mishi, peshku dhe vezët
Tretja e tyre kërkon energji dhe nga ana tjetër proteinat favorizojnë termogjenezen ushqimore, harxhimin e energjisë për te bere tretjen.
Çaji jeshil
Teina qe përmban çaji harxhon energji dhe redukton grumbullimin e yndyrës.
Tërshëra
Tërshëra përmban fibra te cilat favorizojnë ngopjen dhe shmangin një pjese te lipoideve.