DYLON

Zëri i popullit është zëri i perëndisë!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Një luftë interesash të përbashkëta, të transformuar në një konkurs parimesh, me epiqendër bllokun opozitarë. Emëruesi i përbashkët i liderëve të bllokut opozitarë është, largimi i përgjegjësisë morale dhe partiake pas humbjes, dhe tendenca për krijimin e një mendimi kolektiv jo-kushtetues, për rrëzimin e fituesit të zgjedhjeve – Thaçit.

Shkruan: Drilon MILAZIMI

EkoHigjiena

Shteti i Kosovës sado pak është munduar të kultivojë vlerat themelore të demokracisë si në ekzekutiv, ashtu edhe në legjislacion, mirëpo këto vlera, kanë filluar të marrin kahe tjetër, kur opozitarët e vendosin lartë në ranglistë karrierën e tyre politike dhe e vendosin poshtë stabilitetin e institucioneve dhe qytetarëve.

Sot, në vend që në qendër të debateteve mediatike e shoqërore, të vendoset tema për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe rimëkëmbjen e zhvillimit ekonomik, sot pas shumë vitesh flitet për trazirat politike që mund ta kaplojnë vendin.

A më shumë është pozitive, ulja e prapanicës së ndokujt në kolltukë, apo stabiliteti i mendimit dhe veprimit qytetar?. Në qoftë se i shikojmë këto veprime të opozitës, atëherë ne si qytetarë mund të pyesim vet-vetën, se përse ne votojmë? A votojmë për të mirën dhe të ardhmen tonë, apo që një grup i caktuar i njerëzve, të na e caktojë, udhëheqësin tonë?

A është apo nuk është i denjë për të udhëhequr me vendin, indikatori kryesorë është sovrani – ai e determinon fituesin sipas logjikës dhe besimit të tij. Në aristokraci një grup i caktuar i njerëzve vendosë, mirëpo në demokraci, zëri i popullit është zëri i perëndisë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.