DYLON

“Zëri i Luginës” do të prezantohet në qytetin e Ismail Kadaresë, Gjirokastër

Avatar photo Redaksia

Shoqëria Kulturoro Artistike “Zëri i Luginës” nga Bujanoci do të jetë mysafirë në festivalin “Festë-Argjiro 2016” që organizohet nga bashkia e Gjirokastrës në Shqipëri. Ky aktivitet kulturor e artistik do të shoqërohet me panairin e librit, artizanatave, dita e librit në shtëpinë e Ismail Kadaresë, paradë e kostumeve etnografike me të ftuar të ansambleve dhe shoqërive nga të gjitha treva shqiptare, Turqia dhe Greqia. Dhe Bullgaria.

Grupi nga “Zëri i Luginës” do të përfaqësohet prej 25 vetave dhe do të prezantojnë program artistik burimor nga treva jonë.

EkoHigjiena

Festivali Ndërkombëtar i Folklorit “Festë-Argjiro 2016” është edicioni I VII-të që organizohet nga Bashkia e Gjirokastrës dhe tubon shoqëri të ndryshme shqiptare dhe ndërkombëtare në një qytet të trashëgimisë kulturore botërore të mbrojtur nga UNESCO./Titulli.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.