Islam Krasniqi
/2L ONLINE/ – Duke i parë shqiptarët e Luginës së si diskriminohen nga qeveria serbe, se si maltretohen, prangosën largohen nga trojet e tyre si pasojë e dhunës, kërcënimeve, provokimeve prej me të ndryshmeve, që të mos ndihën të qetë vetëm e vetëm së janë shqiptarë, na benë të kuptojmë se populli në Luginë përjetoi po atë gjendje që ishte para 15 viteve.
Ikin nga Lugina për në Kosovë, aty ku mendojnë së është vendstrehimi i tyre, aty ku besojnë se gjejnë shpëtim, EULEX-i i pret dhe i prangos me akuza të Serbisë.
Ku qëndron problemi që dy qeveritë shqiptare heshtin pas gjithë këtyre padrejtësive, kur në Kosovë minoritetin serb e trajtojmë si të paprekshëm, mbi ligje, mbi kushtetutë, e ata (serbet) as libra shqip si lanë nxënësit shqiptar në shkollë për të mësuar.
Ku qëndron problemi, të kush duhet të drejtohemi dhe ti adresojnë ata qytetarë këto probleme. Bashkësia ndërkombëtare është futur në gjumë karshi këtyre diskriminimeve që bëhen ndaj shqiptarëve dhe e vlerësojnë Serbinë se ka arritur progres, ku edhe favorizohet në kurriz të shqiptarëve.
Kaluan 15 vjet pas luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë, Bujanoc (UÇPMB), ende shqiptarët diskriminohen, ende kërkojnë të drejtat e tyre për liri dhe barazi, por fati i tyre nuk i intereson askujt, liderët shqiptarë të të dyja shteteve Kosovës dhe Shqipërisë vetëm gjatë kampanjave zgjedhore i përmendin dhe i kujtojnë.
Shteti Shqiptar e ka edhe obligim kushtetues që të kujdesët për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, por korrupsioni ua ka mbyll sytë dhe as për prind të vetë s’ju bie në mend.
E njëjta gjë ndodh edhe me shqiptarët në Maqedoni, të cilët janë të diskriminuar në çdo sferë të jetës, pa pasur mundësi të mbështetën askund, duke i verë para sprovave të ndryshme, duke vrarë, burgosur etj etj.
Populli në luginën e Preshevës është lerë në mëshirën e Zotit, pa i dal në ndihmë askush, dy shtete shqiptare i kanë futur veshët në lesh dhe asnjëra nuk e ngre zërin para bashkësisë ndërkombëtare për të drejtat e tyre.
Dikur shqiptarët e Kosovës krenoheshin me Kosovën Lindore, ku djemtë dhe vashat e asaj treve ju bashkuan UÇK-së për ta larguar regjimin famëkeq të Millosheviqit, pas çlirimit të vendit tonë ju kthyem shpinën dukë i lerë në teh të shpatës.
Bashkësia ndërkombëtare po mundohet çdo kompromis ta bej vetëm në kurriz të shqiptarëve, sepse elitës politike e të Kosovës dhe Shqipërisë ju ka mbushur goja korrupsion dhe ju ka zanë bishti me derë ku vetëm që të shpëtojë, edhe fëmijën e vetë e hedh në zjarr./2L ONLINE/