DYLON

Zenun Pajaziti në krye të Degës së PDK-së në Gjilan /e plotësuar/

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – PDK-ja e Gjilanit ka zgjedhur kryetarin e degës, në takimin e sotëm të kryesisë. Me konsensus, për kryetar dege është zgjedhur Zenun Pajaziti. Mësohet se ai ka marrë besimin e kryesisë së degës për t’i prirë këtij subjekti politik në Gjilan, ndërkohë që synimet e tija janë, siç thonë në PDK, ta rikthejnë PDK-në në Gjilan në parti fituese që do të qeverisë me Gjilanin. /2L ONLINE/

/e plotësuar/ – Kryetari i porsazgjedhur, pasi u falënderua për besimin e dhënë, u zotua se këtë obligim dhe përgjegjësi do ta kurorëzojnë bashkërisht me suksese deri në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan.

EkoHigjiena

Në këtë takim u vendos qe brenda këtyre ditëve të mbahet takimi i radhës i kryesisë, për të përcaktuar agjendën e Këshillit Drejtues të Degës, me qëllim të mobilizimit të strukturave tjera të degës së PDK-së në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.