DYLON

Zenun Pajaziti kryeministër?!

Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës ka disa ditë që po kërkon edhe zyrtarisht një Qeveri gjithëpërfshirëse. Burime të sigurta brenda PDK-së i kanë than ORAinfo.com se PDK këtë po e sheh si mundësi për të dalë nga ngeci dhe për të tejkaluar sfidat që e presin Kosovën. E për këtë mundësi, duke se PDK po e sakrifikon edhe kreun e saj, Hashim Thaçin.

“Ne e kemi diskutuar në disa nivele në parti dhe për ne ky është një opsion më i miri deri tash dhe që i duhet Kosovës. Kur kemi biseduar se kush do ë mund të ishte kryeministër konsensual, atëherë një prej emrave që do të ishte më i pranueshëm është ai i Zenun Pajazitit”, ka thënë një zyrtar i lartë në PDK.
Sipas tij, Pajaziti është i ri në moshë dhe ka respekt edhe nga partitë e bllokut LDK-AAK-Nisma.

EkoHigjiena

“Ai ka qenë dikur edhe në LDK, deputet dhe ministër dhe ka raporte korrekte me të gjithë dhe do të ishte i pranueshëm për secilën palë”, ka thënë ky zyrtar.

Sipas tij, qeveria me bazë të gjerë nuk do ta kishte vetëm VV-në, por vetëm PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Nismën eventualisht.

Një formë e tillë ka funksionuar edhe në vitin 2001, kur Bajram Rexhepi u bë kryeministër e Ibrahim Rugova president.

Home

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.