“Zenel Hajdini” kampion në garat komunale në Pingpong Gjilan
(2LONLINE) – Shoqata e pedagogëve të kulturës fizike në krye me Blerim Sylejmanin organizoi garat komunale në Pingpong. Garat u zhvilluan në shkollën e mesme Gjimnazi i ri “Zenel Hajdini”në Gjilan, të përcjellë kryesisht nga shkollarë dhe prind të fëmijëve që kishin ardhur për të parë kualitetin e tyre në lojën e Pingpongut.
Në Gara morën pjesë pesë shkolla të mesme: Sh.M. “Medreseja”, Sh.M.” Arti Pamor” , ShM. E. “Marin Barleti”, ShM.M. Asllan Elezi, Sh.M.Gj.”Z. Hajdini” të gjitha nga Gjilani.
Rezultatet: Xhiroja e parë
ShM. E. “Marin Barleti”- Sh.M.M. Asllan Elezi 2:1
Sh.M.Gj.”Z. Hajdini”- Sh.M.” Arti Pamor” 2:0
Sh.M. “Medreseja” – Pushim
Në Gjysmëfinale u takuan
Sh.M. “Medreseja” ShM. E. “Marin Barleti”- 1:2
Në Finale
ShM. E. “Marin Barleti”- Sh.M.Gj.”Z. Hajdini”- 1:2
Në finale u takuan ShM. E. “Marin Barleti”- Sh.M.Gj.”Z. Hajdini”- çka mundë të themi se ishte një lojë shumë e mirë për të pranishmit që kishin ardhur për ta përcjellë lojën e pingpongut.
Fati i përcolli nxënësit e udhëhequr nga prof Reshat Syla të cilët në çastet vendimtare shfrytëzuan mjeshtërinë dhe koncentrimin e tyre duke shënuar fitore të vlefshme për plasman në garat regjionale që do të mbahen në fund të muajit Mars në Gjilan. Andaj mundë të them se nxënësit nga shkolla e mesme e Gjimnazit me plot meritë janë kampion komunal në Pingpong, duke i mposhtur moshataret e tyre nga SHME “ Marin Barleti” të udhëhequr nga Blerim Sylejmani.
Shpresim Rudi – Andi Syla
2 – 1
11 – 6
5 – 11
11 – 5
Shkëlqim Rudi – Dior Sherifi
0 – 3
10 – 12
5 – 11
5 – 11
Valentina Selimi – Hanife Zeqiri
0 – 3
5 – 11
2 – 11
5 – 11
3.png)
1.png)
.png)
.png)
4.png)
Vlen të theksohet se në vitin 2014 masiviteti ka arrit shkallën e duhur dhe se për herë të dytë janë zhvilluar garat komunale në lojën e pingpongut e cila zgjoi një interesim të jashtëzakonshëm për t’u marr me lojën e pingpongut, ku për së afërmi u panë talentët të cilët duhet orientuar në sportin e caktuar.
“Apelojë që nga tash e tutje që shkollat të paisen me rekvizita sportive që ora e edukatës fizike ti plotsoj kushtet për tu zhvilluar njësit mësimore sipas plan programit, jashtë saj të bëhet edhe puna shtesë me qëllim të ngritjes së cilësis në mësim përkatësishtë në sporte të caktuara”, tha Blerim Sylejmani, i cili i uron nxënësit nga shkolla e Gjimnazit “Zenel Hajdini” dhe i dëshiron sukses në garat Regjionale që do të mbahen në fund të muajit mars në Gjilan dhe plasman për gara nacionale.
“Shfrytëzoj rastin ti falënderoj në radhë të parë Pedagogët e kulturës fizike të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja vetëm e vetëm që nxënësve ti krijojmë hapësirë që nxënësit tanë të merren me aktivitete sportive duke mos anashkaluar edhe lojën e pingpongut”, tha ai.
Sylejmani p oashtu ka vlerësuar edhe DKA dhe drejtorinë e Arsimit Nazmi Musa për përkrahje morale e shpresojnë që në një të ardhme të afërt do të konsolidohen dhe projekti i cili është dorëzuar me kohë të merr kahje pozitive,
Po ashtu vlerësohet edhe mbështetja e drejtorit të shkollës së Gjimnazit Sami Hoxha i cili ka lejuar që garat të zhvillohen në hollin e gjimnazit të ri, pastaj Bordin e SH.P.P.K.F dhe gjithë adhuruesit e lojës së pingpongit që morën pjesë dhe e bënë më madhështor organizimin e garave.
“Në fund i falënderohem kryetarit të komunës Lutfi Haziri i cili vuri themelet e sportit shkollor në kohën kur ishte Ministër për kulturë rini dhe sport e besojë që edhe tash e tutje edhe vullneti i kryetarit nuk do të mungojë, edhe përkundër problemeve që ka komuna shpresojmë se së shpejti do të gjejmë një gjuhë të përbashkët për zhvillimin e aktiviteteve sportive nëpër shkolla, si dhe të mbështeten garat Komunale”, tha Sylejmani. /2lonline/
