DYLON

Zemaj: Specialja do t’i hetojë edhe vrasjet e pasluftës

Avatar photo Redaksia

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në emisionin “Info-Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se Gjykata Speciale e ka mandatin që t’i hetojë edhe vrasjet politike të pasluftës. Sipas tij, pa zbardhjen e këtyre vrasjeve nuk do të ketë zhvillim të vendit, duke shtuar se vrasjet janë bërë për motive politike – janë shfrytëzuar për ta dobësuar LDK-në asaj kohë.

Ai tha se në mandatin e Gjykatës Speciale, është që të hetohen krimet e kryera deri në dhjetor të vitit 2000, transmeton Telegrafi.

EkoHigjiena

“Ka informacione se do të ndodh ndjekja e rasteve të vrasjeve të pas luftës. Nëse është marrë në pyetje një njeri për ndonjërën prej këtyre rasteve, nuk do të mbetet pa u hetuar. Ka hetime që po bëhen për vrasjen e kundërshtarëve politik. Ka pretendime që janë aktakuza të përgatitura, e që lidhen me ish – zyrtarët e LDK-së”, ka theksuar Zemaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.