• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Zemaj: Shtabi i Gjilani ka bërë një punë shembullore në menaxhimin e pandemisë

Redaksia 2LONLINE 24 Qershor, 2020 3 min
 Zemaj: Shtabi i Gjilani ka bërë një punë shembullore në menaxhimin e pandemisë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ku janë njoftuar për gjithë angazhimin që Komiteti për emergjenca dhe parandalimin e virusit Covid-19 në Gjilani ka bërë në përballjen me pandeminë globale.

Pas takimit, kryetari Haziri e ka falënderuar ministrin Zemaj, drejtorin Nazer Ramadani, deputetët për vizitën, derisa ka konfirmuar se gjithçka që shkon në funksion të organizimit, mbikëçyrjes dhe mbrojtjes së shëndetit publik ka qenë e koordinuar dhe menaxhuar në nivelin komunal por edhe regjional, nën bashkëpunim të vazhdueshëm me nivelin qendror dhe institucionet qeveritare.

“E njoftova ministrin Zemaj në detaje për gjithë angazhimin dhe punën që kemi bërë në fushën e parandalimit të pandemisë globale. Kemi marrë mbështetjen e ministrit për kujdes ndaj Gjilanit në sektorin sekondar apo regjional të shëndetësisë dhe gjithashtu edhe në atë primar. Angazhimi për parandalim do të jetë i vazhdueshëm për të menaxhuar rastet me Covid-19 dhe njëkohësisht edhe për trajtimin e tyre dhe parandalimin e përhapjes”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa nga ana e tij, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në adresimin para mediave, ka theksuar se angazhimi permanent është që gjendja në përballjen me pandeminë globale të jetë nën kontroll.

“Jam sot këtu që nga afër të njoftohem me angazhimin dhe gjendjen e shëndetësisë publike në përgjithësi në rajonin e Gjilanit. Eshtë një punë shembullore që ka bërë shtabi i emergjencave në Gjilan në përballjen me pandeminë globale. Po angazhohemi vazhdimisht që qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës sa më parë t’i kthehen jetës normale dhe zhvillimore, ashtu siç i ka hije vendit. Janë të mobilizuara të gjitha kapacitetet që i ka Republika e Kosovës dhe në kuadër të kësaj në aspektin buxhetor do të mbështeten edhe komunat dhe institucionet shëndetësore për avancimin e politikave që ka Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë ministri Zemaj.

Përndryshe, delagacioni së bashku me kryetarin dhe deputetët, kanë vizituar Spitalin Regjional dhe investimet që janë bërë atje, sikur që kanë mbajtur edhe takim pune në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik që mbulon gjithë regjionin e Gjilanit. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Armend Zemaj deputetet Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ministrin e Shëndetësisë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të

1 Korrik, 2022
N'rrjet

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Italianët trajnojnë pjesëtarët e FSK-së për shpëtim në male

30 Qershor, 2022

Pjesëtarë të FSK-së certifikohen nga Ushtria Turke

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com