DYLON

Zemaj: SHBA vazhdon ta ndihmoj Kosovën

Zemaj: SHBA vazhdon ta ndihmoj Kosovën
Avatar photo Redaksia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i kanë dhuruar Kosovës 50 respiratorë. Për çka ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka falënderuar ambasadën e SHBA-ve, USAID-in dhe gjithë taksapaguesit amerikanë për këtë donacion.

“Në prani të ambasadorit të SHBA-së Philip Kosnett dhe znj. Lisa Mango drejtuese e USAID, Kosovës iu dhurua donacioni prej 50 ventilatorësh/respiratorësh, ndihmë kjo nga Ambasada e SHBA-ve dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Kjo është një mbështetje shumë e çmueshme në luftën kundër COVID-19 për çka jemi shumë mirënjohës”, ka shkruar në profilin e tij, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Më tej ai shkruan:

EkoHigjiena

Javë më parë kemi nënshkruar Marrëveshjen me USAID-in për këtë donacion.

Javë më parë kemi nënshkruar Marrëveshjen me USAID-in për këtë donacion.

Po ashtu para pak ditësh Ambasada Amerikane dhuroi donacionin me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor nga Programi i Ndihmës Humanitare i Komandës Evropiane të SHBA. Këto janë kontribute të përkujdesit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake i kanë ofruar në vazhdimësi sistemit tonë shëndetësor.

Në këtë kohë kur të gjithë popujt e botës po ballafaqohen me sfidën e pandemisë, solidariteti mes popujve dhe asistenca ndaj njëri tjetrit ka rëndësi të madhe, në veçanti kur popujt dhe shtetet e mëdha u zgjasin dorën e mbështetjeve shteteve më të vogla dhe me kapacitetet më të kufizuara.

Faleminderit Ambasadës së SHBA-ve! Faleminderit USAID! Faleminderit taksapaguesve amerikanë!
Mbani maska!
Lani duart!
Ruani distancën sociale!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.