DYLON

Zemaj: Kosova është më mirë se vendet e rajonit sa i përket menaxhimit të pandemisë

Zemaj: Kosova është më mirë se vendet e rajonit sa i përket menaxhimit të pandemisë
Avatar photo Redaksia

“Se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avansuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë, ua thash edhe donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në takimin e rregullt javor, të mbajtur në mënyrë virtuale”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Postimi i plotë i Zemajt:

Se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avansuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë, ua thash edhe donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në takimin e rregullt javor, të mbajtur në mënyrë virtuale.

EkoHigjiena

Kosova dhe Ministria e Shëndetësisë është me fat që ka partner ndërkombtëtarë që po ndihmojnë vendin tonë në luftë kundë Covid 19.

Mora konfimimin që bashkëkupunimi i ndërsjellë si dhe ndihmat në format ndryshe, nga donatorët, do të vazhdojnë.

Që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shteti sa i përket menaxhimit të pandemisë, e gjithë ky rrugëtim është bërë me ndihmën e donatorëve.

Donatorët që po ofrojnë ndihmë shumë të çmuar në këtë kohë të pandemisë, janë shtetet sikurse: ShBA, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Turqia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencia e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore).

Miku i mirë në ditë të vështirë.

Faleminderit, jemi mirënjohës përgjithmonë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.