DYLON

Zelande e Re kërkon punëtorë: 150 euro/dita

Avatar photo Redaksia

Zelenda e Re ka një problem në gjetjen e punëtorëve të vjeljes së frutave gjatë sezonit të tyre. Andaj autoritetet qeveritare kanë parashikuar ngritjen e një projekti për kërkimin e punëtorëve sezonalë prej jashtë, për të vjelur mollët, kivi dhe rrushit.

“Përfitimet nga ky biznes është 418 milion euro, ndërsa nevojiten rreth 2000 punëtorë sezonalë,” shkruajnë mediat e ishullit paqësor.

EkoHigjiena

“Secilin vit kemi rritje të kërkesave dhe në vitin 2022 do të arrijmë vlerën prej një miliard dollarësh. Qeveria duhet të bëjë më shumë përpjekje për të tërhequr punëtorë sezonalë, qoftë me rritjen e mëditjeve, apo duke rritur kuotat për emigrantët”, tha Howard Fresh,nga „Fresh Harvest“ që punëson mijëra punëtorë sezonalë, përcjell botasot.info.

Autoritetet janë të vendosura që të marrin persona edhe me vizë turistike, vetëm që të mos bien në humbje.

Sa i takon pagesës, për nëntë orë në ditë, do fitohet 150 euro.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.