DYLON

Zekirija Ramadani tani mendjen e ka te përforcimet, ja çfarë lojtarësh do ai!

Zekirija Ramadani tani mendjen e ka te përforcimet, ja çfarë lojtarësh do ai!
Avatar photo Redaksia

Ndonëse kanë mbetur edhe katër javë pa u zhvilluar, çështja e kampionit në Superligën e Kosovës në Futboll u mbyll, dhe dihet se Drita do të jetë skuadra që do të ngre përpjetë këtë trofe, andaj kryetrajneri i kësaj skuadre Zekirija Ramadani mendjen e ka te prurjet e reja, që i duhen për garat evropiane, por edhe për stinorin e ri, transmeton Portali 2LONLINE.com

Pra, në afatin kalimtar veror zhvillimet interesante në FC Drita do të jenë, kush do të largohet nga kjo skuadër, kush do të mbetet dhe mbi të gjitha, cilat do të jenë prurjet e reja.

EkoHigjiena

E sa për katër xhirot e mbetura, ndonëse trajneri Ramadani tha se do të luajnë si rëndom dhe do të mundohen të japin maksimumin, ani pse, ndër rreshta foli për komoditet, dhe se e bëri të qartë se do ta shfrytëzojë këtë momentum për t’i dhënë hapësirë lojtarëve që nuk kanë pasur minuta loje, apo kanë pasur fare pak, për t’i pushuar, siç tha ai, lojtarët që kanë dhënë shumë nga vetja e tyre deri më sot, pra nuk kanë pushuar tërë vitin.

Dhe, një gjë e tillë, pritet të ndodh edhe sot kur skuadra “bardhë e kaltër” do ta ketë ballafaqimi ne Ballkanin. Përveç që pritet ta pushojë portierin, të cilin e përmendi edhe me emër, apo t’ i inkuadrojë ata që janë rikuperuar nga lëndimet, ai ka vënë në spikamë edhe dëmtimet e suspendimet, që do ta përcaktojnë ekipin që do ta dali në fushë në këto javë të mbetura, transmeton 2LONLINE.com.

E, tani kur jemi te prurjet e reja, ai fillimisht e bëri të qartë, që i do akoma disa lojtarë që i ka pas në disponim deri më sot, por paralajmëroi edhe mundësinë e largimeve si dhe prurjet e reja, por që duhet të jenë ashtu siç i përshtaten filozofisë së klubit, lojës së tij.

Ramadani u shprehë falënderues ndaj të gjithë atyre që janë angazhuar deri më sot që Drita të arrijë këtu ku është, e në veçanti lavdëroi me emër, pronarët, drejtuesit e klubit, dhe sikur përçoi edhe një sinjal te ta që të “hapin kuletën” dhe të bëhen blerje të duhura, për ta bërë skuadrën edhe më “top”, të gatshme për garat evropiane dhe stinorin e ardhshëm.

Trajneri i titujve, Zekirija Ramadani foli edhe për atë se çfarë lojtarë i duhen dhe i do Drita.

Sipas tij, çdo prurje që do të vjen te Drita duhet të jetë minimumi i barabartë me këta që janë aktual, ose më të mirë, për të shtuar kualitetin dhe për të rritur konkurrencën.

Futbollistët që duan të vishen me fanellë të Dritës, trajneri tha se do të duhet të plotësojnë edhe shumë kushte,  disa edhe i përmendi. Ai tha se ata duhet t’i përshtaten stilit të lojës, sistemit të lojës dhe karakterit që ka ekipi, si staf trajnerësh, por edhe si futbollistë që i ka brenda, transmeton 2LONLINE.com.

Ramadani tha se tregu vendor ka lojtarë të mirë, por duhet njëherë të shikohet kush qëndron në klub, e kush largohet, dhe pastaj cilat do të jenë prurjet e reja.

Sipas tij, Shqipëria e Kosovës, ky treg jep futbollistë cilësorë, që mund t’i përshtaten ideve të klubit, por nuk përjashtohen as futbollistë të jashtëm, por duhet parë njëherë, e ardhmja e atyre që i ka aktualisht klubi. /2LONLINE/