DYLON

Zekirija Ramadani ia huqi!

Zekirija Ramadani ia huqi!
Avatar photo Redaksia

Java e 35-të e Superligës së Kosovës në futboll solli edhe derbin e Anamoravës në mes të Gjilanit dhe Dritës që përveç se përfundoi pa fitues, përfundoi edhe pa gola (0:0). 

Portat heshtën, e kryetrajnerit të Dritës, Zekirija Ramadanit nuk i doli parashikimi i një dite më parë, kur ai kishte shprehur besimin e tij se do të kemi të bëjmë me një derbi të hapur, me shumë gola.

EkoHigjiena

Shihet se në këtë rast, Ramadani ia huqi totalisht dhe doli të jetë një parashikues jo i mirë i rezultatit, përkatësish epilogut të një takimi, ku ai pret shumë gola e nuk bie madje asnjë.

Kryetrajneri i skuadre bardhë e kaltër tha ditë më parë se, pret që ky derbi të jetë një ndeshje e hapur, një ndeshje pa presion, një ndeshje për ta kënaqur syrin e shikuesit, një derbi me një lojë shumë të hapur nga të dyja ekipet, transmeton 2LONLINE.com.

Andaj, ishte shprehur ai, “…jam i bindur se do të jetë një ndeshje e hapur me shumë gola…”.

Natyrisht se kjo nuk është shumë e rëndësishme për të, pasi skuadra që e drejton, veçse ka siguruar titullin e kampionit dhe më 25 maj, kur do të luhet edhe xhiroja e fundit e këtij edicioni, pas ballafaqimit që Drita e ka në terren të saj me Feronikelin 74’, qyteti i Gjilanit pritet të vishet me ngjyrat e Dritës, ku në qendër është e paraparë: “Festa e Kampionit”.  /2LONLINE/