FK Auda nga Letonia do të jetë kundërshtari i FC Drita në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, ndërkohë që trajneri i skuadre gjilanase, Zekirija Ramadani thotë se bëhet fjalë për një kundërshtar të fortë të cilët jo rastësisht kanë arritur dy herë në rundin e dytë të UEFA Conference League.
“Një skuadër me shumë futbollistë të huaj në formacion të cilët bëjnë diferencën. Mendoj që kemi mjaft kohë dhe ditët në vijim do të bëjmë analizë më të detajuar dhe do të mundohemi ti gjejmë pikat e dobëta dhe pikat e forta të ekipit kundërshtar”, ka thënë timonieri i Dritës, Zekirija Ramadani. /2LONLINE/