Zeka: Zbulimi i vrasjeve nuk është çështje e partive por e organeve përkatëse të shtetit

Zeka: Zbulimi i vrasjeve nuk është çështje e partive por e organeve përkatëse të shtetit

Kohëve të fundit përfaqësues të LDK-së në takime partiake e të tjera kanë kërkuar zbardhjen e vrasjeve të pasluftës, vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.

Por, kjo ka ngjallur reagimin, duke përfshirë edhe ato të kundërshtarëve politik, pasi përmendja e këtyre vrasjeve tani, vlerësohet se po bëhet vetëm për përfitime politike që po aktualizohet vetëm në prag të zgjedhjeve, të mundshme për t’u mbajtur sivjet.

Ndërkohë, anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe nënkryetar i kësaj partie në Gjilan, Izmi Zeka ka thënë për Portalin 2LONLINE, se zbulimi i të gjitha vrasjeve që kanë ndodhur, nuk është çështje e partive politike, por është aspekt i prokurorisë se shtetit e cila duhet t’i zbardh të gjitha rastet, pa dallim, dhe njëherë e përgjithmonë të mbyllet kjo dosje e cila po krijon imazh te keq pa përjashtim.

I pyetur se a do të vazhdojnë të jenë në koalicion edhe në të ardhmen me LDK-në, e cila di të drejtojë gishtin pikërisht edhe kah PDK, në lidhje me këto vrasje., Zeka ka thënë se janë në koalicion me LDK dhe nuk paraqet problem që edhe në të ardhmen të jenë, por jo vetëm me LDK-në, por edhe me të tjerët, sepse PDK nuk ka vija të kuqe për askënd që punojnë në realizimin e agjendës shtetërore të Kosovës.

“Tani po punojmë për të realizuar agjendën tonë shtetërore të cilën na ka besuar qytetari i Kosovës. Kam thënë edhe më herët dhe po e përsërisë edhe tani se PDK-ja është parti e qytetarëve dhe si e tillë të gjitha problemet e shfaqura nga individ të caktuar, kërkon të zgjidhen përmes institucioneve”, ka thënë Zeka.

KOMENTE