Zeka: S’ka gjykatë që e dënon çlirimtarin!

Zeka: S’ka gjykatë që e dënon çlirimtarin!

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Qeverinë e Kosovës, Izmi Zeka, ka shkruar në profilin e tij në facebook se paralajmërimi për fillimin e punës së gjykatës speciale për krime të luftës është një lajm ogurzi për shqiptarët dhe Kosovën.

Por, sipas tij, edhe kjo gjykatë do të përfundoj me pa lavdi. S’ka gjykatë që e dënon çlirimtarin!

Për më tepër, ja postimi i tij i plotë:

Prej nga gjithë kjo urrejtje për çlirimtarët?!

Paralajmërimi për fillimin e punës së gjykatës speciale për krime të luftës është një lajm ogurzi për shqiptarët dhe Kosovën. Kjo jo për faktin se do të gjykohen ushtarët e UÇK-së, po për faktin se tentohet që çlirimtarët të barazohen me kriminelet.

UÇK -ja nuk ka bërë krime lufte, por UÇK ka bërë luftë çlirimtare e të denjë për tu radhitur ndër ushtritë më të pastërta në historinë e luftërave. Dhe kur kjo është e ditur botërisht, s’ke se si mos të habitesh me faktin që dalin zëra ndër vet shqiptarët duke e mirëpritur këtë gjykatë.

Prej nga gjithë kjo urrejtje për çlirimtarët?! Prej nga i gjithë ky pezëm e kjo mëri?!

Sidoqoftë një gjë është e sigurt. Edhe kjo gjykatë do të përfundoj me pa lavdi. S’ka gjykatë që e dënon çlirimtarin!

Po ku do të mbetën me pas këta shqiptarë që sot po i gëzohen kësaj gjykate? Çka do të thonë nesër? Do i hanë fjalët e veta apo do të kërkojnë falje…!

KOMENTE