DYLON

Zeka: Serbia fqinje të mësohet me respektim të ndërsjellët institucional

Zeka: Serbia fqinje të mësohet me respektim të ndërsjellët institucional
Avatar photo Redaksia

Duke e komentuar arrestimin e Drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq, nga Policia e Kosovës, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka thenë se institucionet e Kosovës, e në këtë kuadër, Policia e Kosovës sot ka zbatuar vendimet e qeverisë së Kosovës rreth ndalimit të zyrtarëve serb në Kosovë.

Sipas tij, nuk është asgjë e jashtëzakonshme në këtë sens por vetëm kryerje e detyrave të Republikës së Kosovës karshi Kushtetutës dhe rendit institucional të Kosovës.

“Profesionalizmi dhe angazhimi i Policisë së Kosovës është mesazh për të gjithë që Kosova respekton të gjithë pa dallim, por natyrisht edhe duhet të respektohen ligjet e Kosovës. Dualitetet në zbatim të ligjit nuk ekziston në Kosovë, prandaj edhe Serbia si shtet fqinjë duhet të mësohet me respektim te ndërsjellët institucional”, ka thënë Zeka

EkoHigjiena

Përndryshe, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq u arrestua në Mitrovicën Veriore pasi kishte hyrë në Kosovë pa marrë leje. Ai është sjellë në Prishtinë, derisa pritet të depërtohet për në Serbi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.