/2L ONLINE/ – Dikur drejtonte Degën e PDK-së në Gjilanit, ishte edhe kryesues i Kuvendit, tani zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës, Izmi Zeka paralajmëron ndërrimi ne pushtetit në Gjilan. Zeka, që është anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, në prag të festës së 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, ka përçuar porosinë e tij, se festa e ardhshme e nëntorit, sigurt do ta gjejë Gjilanin me PDK-në në udhëheqje.
Ai tha se vlerëson se festat e ardhshme të nëntorit do ta gjejnë qeverisjen gjilanase me PDK-në, në udhëheqje, kjo edhe për faktin se aktualisht qytetari i Gjilanit alternativ të vetme po e sheh vetëm PDK-në. Zeka thotë se të gjithë janë dëshmitarë që shihet se PDK-ja në Gjilan ka rritje të konsiderueshme me Zenun Pajazitin në krye të Degës.
“Unë respektoj institucionet komunale te Gjilanit për angazhimin qe po e bëjnë. Megjithatë mundësit ishin dhe janë më të mëdha që Gjilani të ecë me ritëm edhe shumë më të shpejt. PDK-ja në Gjilan sa ishte në pushtet kishte investuar mbi 92 milion euro në projekte, përgjatë mandatit të saj. Po ashtu, projekte të gatshme dhe të filluara i kishim lënë diku mbi 22 milion euro. Kjo flet se udhëheqja e Gjilanit kishte të gatshme projekte kapitale për të vazhduar për të mbarë punën aty ku ne e lamë”, ka thënë Zeka për Portalin 2LONLINE.
Por, sipas tij, qeverisja e tanishme e Gjilanit u tregua e papërgjegjshme institucionalisht për të qeverisur me pushtetin lokal. “Bazuar në mundësitë buxhetore që i kishte dhe i ka ne dispozicion, me nikoqirllëk do të kishte kjo Komunë, krejtësisht pamje tjetër. Kjo nuk po bëhet nga ky pushtet, por do ta bëjmë ne, kur me besimin e qytetarëve do të vijmë në pushtet, e ku besimin e tyre me votë, do t’ua kthejmë me zhvillim dhe perspektivë për ta”, ka thënë Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së. /2L ONLINE/