DYLON

Zeka: PDK duhet të propozojë një kandidat për president që përfaqëson frymën kushtetuese dhe qëndron mbi interesat partiake

Zeka: PDK duhet të propozojë një kandidat për president që përfaqëson frymën kushtetuese dhe qëndron mbi interesat partiake
Avatar photo Redaksia

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka reaguar në lidhje me çështjen e presidentit të vendit.

“Edhe pse ka ende kohë për zgjedhjen e Presidentit, PDK duhet të propozojë një kandidat që përfaqëson frymën kushtetuese dhe qëndron mbi interesat partiake”, ka thënë Zeka.

EkoHigjiena

Sipas tij, ky propozim do të ndihmonte në tejkalimin e ngërçit politik dhe do t’i siguronte Kosovës një President që respekton Kushtetutën dhe qëndron mbi ndarjet mes pozitës dhe opozitës.

“Presidenti duhet të jetë garantues i Kushtetutës, jo i interesave partiake. PDK i shërben kështu Kosovës dhe stabilitetit të saj politik”, ka thënë Izmi Zeka i PDK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.