Zeka: Paradokset në Kosovë janë të tmerrshme

Zeka: Paradokset në Kosovë janë të tmerrshme

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka shkruar në profilin e tij në facebook se Njerëzit dalin në publik dhe flasin hapur për raste të dhimbshme të vrasjeve dhe heshten këto gjëra.

“Këtu dikush duhet të jetë prapa grilave ata që po akuzojnë apo ata që kanë bërë veprën”, shkruan Zeka.

Për më tepër ja postimi i tij i plotë

Paradokset në Kosovë janë të tmerrshme
Dje dëgjova Bajrush Morina ku në njëfarë mënyre i dinë vrasësit e intelektualit Enver Maloku, del publikisht e nuk shihen veprime konkrete të institucioneve tona shtetërore.
O njerëz çka jeni ka bëni. Veproni. Çfarë pret kryeprokurori i shtetit.
Njerëzit dalin në publik dhe flasin hapur për raste të dhimbshme të vrasjeve dhe heshtën këto gjëra.
Apo rasti i mbrëmshëm në televizioni Klan ishte shok për qytetarët e Kosovës.
Këtu dikush duhet të jetë prapa grilave ata që po akuzojnë apo ata që kanë bërë veprën.
Mjaftë më. mos flini

KOMENTE