Zeka: Nuk ka vend për të korruptuar në këto zgjedhje të brendshme të PDK-së

Zeka: Nuk ka vend për të korruptuar në këto zgjedhje të brendshme të PDK-së

“PDK-ja në nivel Kosove po hynë e përgatitur dhe e mësuar nga gabimet eventuale të saj pothuajse të 20 vjetëve të ekzistimit të saj. Gjithçka që është bërë deri më tani në Kosovë lidhet me emrin e saj dhe punës që është bërë për këto vite”, thotë Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai tha se tani kemi një kohë të re kohë të digjitalizimit dhe frymës evropiane në Kosovë andaj edhe PDK-së i duhet një formë dhe përmbajtje e re.

“Kosova dhe PDK-ja janë mishërim i vetë ekzistencës së shtetit tonë të ri. Është fat që, qoftë në reforma shtetërore, brenda partisë, luftën kundër korrupsioni, integrimet evropiane lidhen ngushtë me qasjen e PDK-së”, ka thënë ai.

Zeka ka thënë se PDK-ja i ka shpallur luftë korrupsionit në nivel vendi, por edhe në nivel të brendshëm partiak dhe nga ky rezon politika reformuese e PDK-së që paraqet filozofinë më afirmative në Kosovë e më gjerë.

“Konceptet dhe doktrina e PDK-së vetvetiu kanë me i dhënë impuls rritjes, por edhe margjinalizimin e njerëzve që akrepi i orës u ka mbet në vitin 2007. Natyrisht të tillë ka në çdo parti politike, por PDK-ja nuk do mend se nuk do të mbetet rob i manive dhe filozofive të vdekura. Nuk ka vend për të korruptuar në këto zgjedhje të brendshme të PDK-së ”, ka thënë Zeka.

Ai tha se këto zgjedhje në PDK, vijnë si një rifreskim me kuadro të bashkëdyzuar me të kaluarën dhe të sotmen progresive. Ky bashkëdyzim, sipas Zekës, do të nxjerr në pah vlerat kulminante të përpjekjeve historike të shtetësisë së Kosovës, por edhe integrimit të saj në strukturat euroatlantike.

KOMENTE