Zeka: Nuk do të lëshojmë pe asnjë milimetër

Për më tepër, AKP-ja përmes kësaj shkrese ka shprehur habinë e saj në lidhje edhe me një rast konkret, atë të stacionit të autobusëve “Kosovatrans”, që sipas zyrtarëve komunal, tani e tutje është nën menaxhimin e saj, ndërkohë që në AKP thonë të jenë duke e përgatitur atë për privatizim.

AKP e ka vlerësuar se kjo është ndërhyrje në punën e saj, e cila është e rregulluar edhe me ligj dhe se u ka bërë me dije autoriteteve komunale se përkundër kësaj ajo do të vazhdojë punën e saj tutje, e në këtë kontekst është bërë me dije se në proces të identifikimit për privatizim është edhe stacioni i autobusëve “Kosovatrans“.

Por, drejtuesit e KK-së kanë bërë të ditur se në këtë drejtim ata janë të vendosur dhe se nuk do të lëshojnë pe asnjë milimetër duke ua bërë me dije AKP-së se asnjë pronë që vlerësohet të jetë në interes publik për qytetarët e komunës së Gjilanit, nuk mund të privatizohet pa pëlqimin e komunës.

Izmi Zeka kryesues i KK-së, në emër e të cilit edhe është dërguar shkresa e AKP-së, ka bërë të ditur përmbajtjen e kësaj shkrese, por ka thënë se ka kërkuar nga AKP-ja që të mos vazhdojë me privatizimin e ndërmarrjeve dhe aseteve të tyre, pa pëlqimin paraprak të institucioneve komunale, qëllimi i të cilave nuk është assesi përzierja në procesin e privatizimit, por mbrojta e pronave kapitale që janë në interes jetik për Gjilanin dhe funksionimin normal të saj.

Zeka ka thënë se vendimi i këshilltarëve gjilanas ishte marrë pas shqetësimeve të tyre me qasjen e AKP-së e cila, që dëshiron të privatizoj çdo gjë, edhe pronën publike me interes për komunën dhe nëse kjo ndodhë atëherë komuna do të përballen nesër me vështirësi të pa imagjinueshme.

Zeka tha se ky vendim është marrë bazuar në interesin e komunës dhe qytetarëve të saj, pasi është vlerësuar se duhet të nxirret një vendim i cili i mbron këto prona, dhe e ndal këtë trend të shitjes pa një bashkëpunim me komunën e Gjilanit.

Duke thënë se pronat e komunës nuk mund të shiten pa marrëveshje me institucionet, Zeka ka bërë të ditur se tani më stacioni i autobusëve është nën menaxhimin e komunës, e që ishte paraparë për tu privatizuar dhe se kjo është një rast se komuna më nuk do të lejojë që më asnjë pronë të shitet dhe të bëhet pa konsultimin e saj.

Zeka ka thënë se me vendimin e KK-së për këtë çështje nuk bëhet kufizimi, uzurpimi i kompetencave dhe cenimi i autoritetit të AKP-së, por vetëm obligohet AKP-ja që të bëjë konsultime paraprake me institucionet komunale për pronat që paraqesin interes të veçantë për komunën dhe të përcaktohen modalitetet e përbashkëta të veprimit.

“Kërkojmë nga AKP-ja edhe njëherë që të mos të vazhdojë me privatizimi ne ndërmarrjeve dhe asteve të tyre, pa konsultim paraprak të institucioneve komunale, në të kundërtën nuk do të njihet asnjë përfitues(titullar0 që fiton të drejtën sipas shitjes dhe do ti ndalen shërbimet komunale”, ka thënë Zeka.

Përndryshe, komuna e Gjilanit ka pas raste kur në mungesë të pronës së saj publike është dashtë të blejë tokë, përkundër buxhetit të varfër, për të ndërtuar shkolla, çerdhe apo rrugë. /2lonline/

KOMENTE

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0